Haxhi Shala ka treguar për arsyen kryesore pse është larguar nga NISMA
Deputeti Haxhi Shala është larguar nga Nisma Socialdemokrate për të aderuar në AAK, ai ka mohuar akuzat e zyrtarit të lartë të NISMA-s, Enver Hoti i cili tha se Shala ka insistuar me çdo kusht të jetë ministër në Qeverinë Hoti.
Shala, tha për Insajderi.com se nuk dëshiron të merret me Hotin pasi elektorati i NISMA-s i ka gjykuar të dytë në zgjedhje dhe elektorati i këtij subjekti politik e di të vërteten rreth tij. Ai mohoi pretendimin e Hotit se Shala ka insistuar të jetë pjesë e ekzekutivit.
“Nuk është e vertëtë kjo, elektorati i NISMA-së po më mbështetë mua, nuk dua të merrem me Hotin sepse ai e ka këtë dëshirë që unë të merrem me të”, tha Shala.
Deputeti i tanishëm i AAK-së, tregoi arsyen kryesore në vendimin e tij për ta braktisur partinë e Fatmir Limajt.
“Emërimi i disa zyrtarëve të partisë në pozita qeveritare pa u diskutuar fare në kryësinë e Nismas është arsyeja e vetme pse unë jam larguar nga ky subjekt politik”, tha Shala.
Shala aludon në mungesë të demokracisë brenda NISMA-s subjekt që pas largimi të Shalës më nuk ekziston si grup parlamentar. /Insajderi.com/