Haxhiu: Agim Veliu ka ofenduar aktivistët e Vetëvendosjes

Haxhiu: Agim Veliu ka ofenduar aktivistët e Vetëvendosjes

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi të premten se Agim Veliu ka ofenduar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Të dielën e 29 nëntorit Podujeva voton për kryetarin e saj që do të ketë mandate një vjeçar deri në zgjedhjet e rregullta.

Por, tensionet në mes VV-së dhe LDK-së janë tensionuar deri më rrahje fizike, njofton Insajderi.

Për këtë anëtarja e lartë e kryesisë në Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, fajëson nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliut gjatë një interviste te “DPT Fidani”.

“Sipas aktivistëve të VV’së ka kaluar Isa Mustafa dhe Agim Veliu me disa militantë të tyre dhe me një polic por jo i veshur me uniformë të policisë, por polic civil i cili nuk e di a ka qenë në detyrë…dhe duke u ngjitur lart sheshit, i cili ende s’ka përfunduar, ata kanë filluar me provokime të ndryshme, me fjalë banale në drejtim të aktivistëve…këta e kanë lëshuar rrugën në mënyrë që të mos ndeshen me njëri-tjetrin. Kur ata janë ngjitur lart këta kanë konsideruar se ata nuk do të kthehen. Por ata janë kthyer dhe sërish kanë bërë tërheqje por pastaj ka pasur fyerje edhe nga Agim Veliu, merreni me mend, Ministri i Punëve të Brendshme, fatkeqësisht se Kosova ka një të tillë, i cili në vend që të kontribojë që të mos ketë përplasje ata tentojnë dhe provokojnë aktivistët e VV’së”, tha Haxhiu. /Insajderi.com