Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se pas rishikimit të buxhetit për këtë vit, Departamentit për krime lufte, do t’i shtohen edhe katër prokurorë special, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes, shkruan Insajderi.
Haxhiu në Facebook ka thënë se ashtu “siç jemi zotuar, adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë tonë”.
“Departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, pas rishikimit të buxhetit për këtë vit do t’i shtohen edhe 4 prokurorë special, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes”, ka deklaruar ajo.
Tutje, ajo ka shtuar se këto mjete do të barten nga buxheti i Ministrisë së Drejtësisë në Këshillin Prokurorial të Kosovës./Insajderi.com