Haxhiu: Deputetët nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve

Haxhiu: Deputetët nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mos votimin  e projektligjit për homologim.

Në hënën nuk arriti të kalojë projektligji i propozuar nga Hekuran Murati.

Për këtë Haxhiu tha se, deputetët, “nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve”.

“Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit”, ka thënë ndër tjerash Haxhiu.

Vetëm 30 deputetë votuan për këtë nismë që ndalon homologimin sipas propozuesit të projektligjit. /Insajderi.com

Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t'i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Montag, 12. Oktober 2020