Haxhiu dhe Bislimi kundërshtojnë Grenellin

Haxhiu dhe Bislimi kundërshtojnë Grenellin

Dy anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi, I kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me akuzat e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenell në adresë të kreut të kësaj partie Albin Kurti për qëndrime anti-amerikane, njofton Insajderi.

Haxhiu e ka quajtur të pavërtetë deklarimet e emisarit amerikan Richard Grenell se Albin Kurti është antiamerikan, dhe sipas Haxhiu kjo gjuhë e Grenellit është e papranueshme.

“Kjo gjuhë është e papranueshme. Albin Kurtin e njohin qytetarët e Kosovës”, është shprehur ajo në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit.

Ndërsa anëtari tjetër,  Besnik Bislimi nga Vetëvendosje thotë se “nuk qëndron pohimi i Grenellit për antiamerikanizmin e Kurtit, por akuzat e tij më tepër i sheh si ‘veshje të akuzave ndaj të tjerëve’./Insajderi.com