Haxhiu: Diskriminimit të pensionistëve kontributdhënës po i vjen fundi

Haxhiu: Diskriminimit të pensionistëve kontributdhënës po i vjen fundi

Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë përkrahje nismës legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuar nga shteti, njofton Insajderi.

Kjo nismë është iniciuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, konkretisht nga deputetja Teuta Haxhiu.

Ajo ka thënë se “me këtë mendim pozitiv nga Qeveria, tani diskriminimit të kësaj kategorie po i vjen fundi”.

“Diskriminimi i pensionistëve kontributdhënës (mbi 20 vjeçar) duket se po shkon drejt fundit”, tha Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.

Sot, Qeveria e Kosovës me vota unanime miratoj nismën tonë legjislative për të ndrequr padrejtësinë më të madhe ndaj pensionistëve kontributdhënës pas vendosjes së kriterit të famshëm ”15 vite përvojë pune para vitit 99- të.

Shumë të lumtur, kur jemi para finalizimit të kësaj të drejte elementare të prindërve tonë, njerëzve të mirë të Kosovës”, ka shkruar deputetja Haxhiu./Insajderi.com