Haxhiu e cilëson të vonuar marrëveshjen e Ministrisë së Shëndetësisë me “Pfizer”

Haxhiu e cilëson të vonuar marrëveshjen e Ministrisë së Shëndetësisë me “Pfizer”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka cilësuar “si të vonuar” arritjen e marrëveshjes së Ministrisë së Shëndetësisë me “Pfizer”, për blerjen e vaksinave anti-COVID.

1.2 milionë vaksina do të arrijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

Por, sipas Haxhiut, kjo qeveri nuk po tregon transparencë – pos vaksinave ai iu referua edhe lehtësimint të masave anti-COVID, njofton Insajderi.

“Kjo është hipokrizia e Qeverisë Kurti, kur sot informon për heqje të masave thuajse plotësisht me vetëm 3.5% të qytetarëve të vaksinuar me një dozë, e në anën tjetër mburret se kanë përfunduar negociatat për blerje të vaksinave Pfizer, pa dhënë detaje se kur do të arrijnë ato vaksina në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij “ky është dështim” dhe veç “kryeministri di të mashtrojë kështu”. /Insajderi.com