
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili njëherësh është anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për siç tha ai, nuk po ofron informacione për ekipet e vaksinimit në komunat veriore të Kosovës, të cilët sipas tij, po fyhen e poshtërohen, ndërsa “Qeveria Kurti heshtë”.
Në një postim në Facebook, Haxhiu shkroi se Qeveria Kurti “nuk është në gjendje as të sigurojë vaksina dhe as të sigurojë ekipet e saj të vaksinimit që ta kryejnë detyrën me përgjegjësi”.
“Sot 518 vaksinime, dje 956 ky është “vaksinimi masiv” për Qeverinë̈ e Kosovës! A do të duhej dikush të jap llogari për këtë papërgjegjësi?!
Vaksinat e dhuruara donacion pothuajse u shpenzuan, ndërsa ato të “blera” nga Qeveria nuk kanë arritur në Kosovë dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të furnizohet Kosova me vaksinat Pfizer”./Insajderi.com