Haxhiu: Finalizuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Haxhiu: Finalizuam koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është finalizuar dhe proceduar koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, transmeton Insajderi.

Sipas saj ky koncept-dokument i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Haxhiu ka thënë se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë Kurti.

“Prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Shteti i së drejtës”, ka shkruar Haxhiu. /Insajderi.com