
Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se bllokuesit duhet të kthehen në seancën në Kuvend.
“Koalicioni PAN, ndonëse thonin se i kanë votat, u vonuan dy orë në seancën konstituive të 3 gushtit. Kur erdhen pas dy orësh, i kërkuan edhe dy orë të tjera. Enver Hoxhaj me një fjalë tha “ndoshta pas drekës ndryshojnë gjërat”, ka shkruar Haxhiu në lloagrinë e saj në Facebook.
Haxhiu ka shtuar se “Pas dy orësh, nuk u kthyen më. Nuk erdhen as të premten, në vazhdimin e seancës konstituive”, shkruan Insajderi.
Ndër tjerash Haxhiu ka thënë se “kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, i ka të drejtat e plota për të thirrur seancën konstituive, kurë do që ai e konsideron të nevojshme dhe arsyeshme. S’ka asnjë obligim karshi kërkesave për takime konsultative”
“Bllokuesit duhet t’i kthehen seancave në Kuvend. Për t’i hapur rrugë krijimit të Qeverisë, konstituimi i Kuvendi duhet të bëhet sa më parë”, ka përfunduar ajo. /Insajderi.com