Haxhiu: Garancia për ish-pjesëtarët e UÇK-së s’është juridikisht e rregulluar, s’ka kërkesa nga mbrojtja

Haxhiu: Garancia për ish-pjesëtarët e UÇK-së s’është juridikisht e rregulluar, s’ka kërkesa nga mbrojtja

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi të mërkurën se ofrimi i garancisë nga shteti për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen Nga Gjykata Speciale në Hagë për krime lufte, nuk është çështje e rregulluar juridikisht.

Ajo tha se ende nuk kanë marrë ndonjë propozim nga mbrojtja e të akuzuarve.

Këto komente Haxhiu i bëri në debatin e organizuar nga Lëvizja Fol “Fol Hapur”.

“Ne si Qeveri e Kosovës do ta diskutojmë me kryeministrin apo të therët dhe deri tani nuk kemi pasur asnjë kërkesë nga mbrojtja e personave që akuzohen dhe po ashtu e dini qëndrimin që kemi pasur ne si opozitë në raport me Gjykatën Speciale kundrejt një padrejtësie të madhe që iu është bërë Kosovës. Nuk është çështje juridike dhe nuk është juridikisht e rregulluar”.

Sipas saj, nuk kanë qenë të ligjshme ndarjet e mjeteve financiare nga Qeveria Haradinaj për ftuarit si të dyshuar nga Specialja./Insajderi.com