Haxhiu: Haradinaj meriton të jetë president, mundësoi përfshirjen e SHBA-së në dialog

Haxhiu: Haradinaj meriton të jetë president, mundësoi përfshirjen e SHBA-së në dialog

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, duke folur për kandidaturën e kryetarit të partisë së saj, Ramush Haradinaj, për president të Kosovës, ka përmendur disa nga arsyet pse ai e meriton këtë post, njofton Insajderi.

Sipas saj, Haradinaj duhet të zgjedhet president pasi është koha e duhur që ai të përballet me Serbinë në dialog.

Tutje, ajo shtoi se ishte vetë Haradinaj që mundësoi përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

“AAK-ja ka dalë me një personalitet të njohur dhe më habit fakti kur thonë se Haradinaj e ka për një karrierë, për një pozitë. Ai gjithmonë e ka dëshmuar se kur është interesi i vendit, ai e ka lënë karrigen dhe pozitën”.

“Mendoj që është koha e duhur dhe është në interes të Kosovës që Haradinaj të përballet me dialogun e pazgjidhur dhe të papërfunduar me Serbinë”, tha Haxhiu në emisionin Prime Time, në Kanal 10./Insajderi.com