Ish-ministrja e Drejtësisë, njëherësh edhe nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kjo parti i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re, transmeton Insajderi.
Haxhiu ka shtuar se akoma nuk dihet ora e saktë se kur do të fillojë seanca për formimin e Qeverisë.
“Deri tani akoma nuk kemi konfirmim zyrtar kur do të fillojë seanca orën e saktë. Ne e kemi të qartë se i kemi votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë. Kjo ishte e qartë edhe në momentin kur u votua kryetari i Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo, raporton KK.
“Emrat e ministrave vetëm se i kemi, publik do t’i Albin Kurti, në fjalimin e tij në Kuvend”, ka thënë Haxhiu. /Insajderi.com