Haxhiu: Katër prokurorë të rinj do t’i shtohen Prokurorisë Speciale

Haxhiu: Katër prokurorë të rinj do t’i shtohen Prokurorisë Speciale

“Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes”.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas rishikimit të buxhetit për vitin 2021, përcjell Insajderi.

“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndër të tjera, Haxhiu ka theksuar se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti, “andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”.

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e Kuvendit të mërkurën ka kaluar rishikimi i buxhetit për vitin 2021./Insajderi.com