Haxhiu: Kemi interes të bashkëpunojmë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme

Haxhiu: Kemi interes të bashkëpunojmë me Osmanin në zgjedhjet e ardhshme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se kanë interes që në zgjedhjet e ardhshme të bashkëpunojnë me Vjosa Osmanin, njofton Insajderi

Ajo në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se akoma nuk diskutuar mes partisë lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm me Osmanin për faktin se sipas saj, duhet parë fati politik i Osmanit, se a do formojë iniciativën e saj qytetare.

“Ne si parti kemi thënë se jemi në diskutime apo kemi një interes që të bashkëpunojmë me zonjën Osmani. Në Vetëvendosje ende nuk është diskutuar se a do të hyjmë bashkë në zgjedhje nëse Osmani krijon një iniciativë qytetare”.

Haxhiu ka deklaruar se posti i presidentit duhet t’i takojë një personaliteti që nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik dhe që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ne nuk besojmë që çështja e postit të presidentit duhet të diskutohet. Insistojmë për një president që përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik”, ka thënë ajo./Insajderi.com