Haxhiu: Kërkesa e LDK-së, tallje për institucionin e Kuvendit

Haxhiu: Kërkesa e LDK-së, tallje për institucionin e Kuvendit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se nuk pati marrëveshje për bashkëqeverisje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së për shkak të insistimit të LDK-së në kushtet e saj.

Haxhiu ka deklaruar se është tallje për institucionin e Kuvendit të Kosovës kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Glauk Konjufcës.

“S’mund të them se takimet kanë përfunduar sepse kemi një javë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen. S’mund të jap garanc se do të bëhet, por do të garantoj për përkushtimin e VV-së që të punojë në këtë drejtim”, ka thënë ajo duke shtuar se nuk shohin asnjë partner tjetër potencial, pos LDK-së”, ka thënë Haxhiu.

“Është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve. Është tallje që t’i themi kryeparlamentarit të zgjedhur në mënyrë demokratike hiqu, që të jetë dikush i LDK-së për disa muaj, pastaj ai të hiqet e të vijë dikush tjetër. Kjo është tallje me vendin. Kemi para vetes shumë zgjidhje të tjera, por kjo s’mund të bëhet nëse s’ka vullnet nga LDK-ja”, ka shtuar Haxhiu.