Haxhiu kërkon dorëheqjen e ministrit Selim Selimi

Haxhiu kërkon dorëheqjen e ministrit Selim Selimi

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Ministri  Selimi Selimi, e ka shkarkuar këshilltarin e jashtëm, Enis Qerkën, i cili është nën hetime që “ishte zënë me 113 kg drogë”.

Por, sipas Haxhiut, për këtë rast duhet dhënë dorëheqje edhe ministri Selimi, njofton Insajderi.

“Për këtë në secilin shtet normal, Ministri do të duhej të jepte dorëheqje”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo po ashtu pyeti sesi “ka mundësi që dikush ta ketë vendosur nënshkrimin për një këshilltar që nuk e di se kush është”. /Insajderi.com

Në gazetën "Koha Ditore" sot u raportua që i arrestuari për 113 kg drogë, është bërë këshilltar i jashtëm i Ministrit të…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Dienstag, 6. Oktober 2020