Haxhiu kërkon që Kastrati të dënohet për gjuhën që përdori ndaj Osmanit

Haxhiu kërkon që Kastrati të dënohet për gjuhën që përdori ndaj Osmanit

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas statusit të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati, i cili përmes një përshkrimi të shkrimtarit Faik Konica ka fyer presidenten Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Ajo ka thënë se gjuha e përdorur e një deputeti të Kuvendit nga radhët e PDK-së dhe një profesori universitar, është gjuhë e nivelit të ulët e cila duhet të dënohet dhe kundërshtohet fuqishëm.

Sipas saj, kjo gjuhë flet shumë për mendësinë që ka ky person dhe në mënyrë të natyrshme rrjedh pyetja se çfarë roli mund të ketë ky person për qytetarët si përfaqësues dhe për studentët si profesor.

“Në këtë Republikë që u la me gjak, për lirinë për të cilën edhe gratë e vajzat luftuan, ku ka edhe të tilla gra që dhanë jetën, nuk ka vend për seksistë e mizogjenë që fyejnë gra të fuqishme e të zonja vetëm pse ata vetë janë të pafuqishëm. Kjo gjuhë e deputetit të Republikës sonë kërkon reagim e dënim. As këtij personi dhe askujt tjetër nuk do duhej t’ja lejonim ta keqpërdornin hapësirën publike për t’na fyer e sharë”, ka shkruar ajo./Insajderi.com