Haxhiu: Koalicioni është stabil, ka një mirëqeverisje të kryeministrit Hoti

Haxhiu: Koalicioni është stabil, ka një mirëqeverisje të kryeministrit Hoti

Deputetja e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Teuta Haxhiu, është shprehur e kënaqur me qeverisjen 100-ditëshe të kryeministrit Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Në seancën plenare që po vazhdon të mbahet në Kuvendin e Kosovës, ku Hoti po raporton për këtë periudhë të qeverisjes së tij, Haxhiu tha se ka një mirëqeverisje gjatë këtyre katër muajve dhe se koalicioni qeverisës është stabil dhe po funksionon mirë.

“Kuvendi jep kritika dhe sugjerime mirëpo duhet ta pranojmë faktin për mirëqeverisje në kushte dhe rrethana të vështira për shkak të pandemisë që u ballafaqua edhe vendi ynë. Tani për sektorë të veçantë mendoj se secili ka hapësirë dhe nevojë për përmirësime, por ajo që dua të them është se për këto 100 ditë të qeverisë nuk kemi afera korruptive, që për mua është esenciale. Nuk kemi kritka të mëdha për të mos punës” tha Haxhiu.

Deputetja tha se do të përkrahin çdo inicativë të mirë të qeverisë.

“Mund të themi se koalicioni po funksionon mirë, ne do t’iu përkrahim për punët e mira dhe po ashtu do t’iu kritikojmë̈ aty ku ka vend për kritika”, shtoi ajo. /Insajderi.com