Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, thotë se Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku,
Ai thotë se kishte bërë një kërkesë në institucionet shëndetësore, për numrin e pacientëve të pranuar në baza ditore, për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe disa të dhëna të tjera rreth trajtimit të këtyre pacientëve, por që të njëjtit nuk i kanë kthyer përgjigje adekuate, duke thënë se Kollçaku u ka kërkuar institucioneve shëndetësore të mos përgjigjen në atë email.
“Ndodhë edhe kjo nga pushteti i ri? Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi znj.Kollqaku kërkon që institucionet shëndetësore të mos përgjigjen në email-at e deputetëve, respektivisht kërkesa e deputetes Kollqakut është për mos përgjigje në emailin e Grupit Punues për Monitorim të Zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 Për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thotë Haxhiu përmes një postimi në Facebook.
Në postimin e tij, ai i ka bashkangjitur edhe email-at të cilat i janë dërguar SHSKUK-së. /Insajderi.com