
Koncepti-dokumenti për Vettingun është dërguar në Komisionin e Venecias.
Kështu ka njoftuar, minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën.
Këtë koment ajo e bëri gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti me anëtarët e grupit punues të procesit të Vettiungut.
“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Ky proces do të mundësojë që brenda sistemimit të drejtësisë të kemi gjyqtarë e prokurorë që kanë integritet të lartë moral dhe profesionalë. Po zhvillohet në konsultim me ekspertët nga partnerët strategjikë si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE”, tha Haxhiu.
“Pres që nga java e ardhshme të takohem me secilin grup në Kuvendin e Kosovës, sepse kjo ka shumë rëndësi për në”. /Insajderi.com