Haxhiu: Koncept-dokumenti për Vettingun është dërguar në Venecia

Haxhiu: Koncept-dokumenti për Vettingun është dërguar në Venecia

Koncepti-dokumenti për Vettingun është dërguar në Komisionin e Venecias.

Kështu ka njoftuar, minstrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën.

Këtë koment ajo e bëri gjatë takimit të kryeministrit Albin Kurti me anëtarët e grupit punues të procesit të Vettiungut.

“Koncept-dokumentin e kemi dërguar edhe në Komision e Venecias. Kemi marrë përgjigje pozitive që i njëjti koncept-dokument me opsionet që i kemi ndjekur do të trajtohet dhe do të na vijnë përgjigje nga Komisioni i Venecias”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ky proces do të mundësojë që brenda sistemimit të drejtësisë të kemi gjyqtarë e prokurorë që kanë integritet të lartë moral dhe profesionalë. Po zhvillohet në konsultim me ekspertët nga partnerët strategjikë si SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe BE”, tha Haxhiu.

Tutje ajo bëri me dije se i ka dërguar ftesë të gjitha grupeve parlamentare me qëllim të arritjes së konsensusit për reformën në drejtësi.

“Pres që nga java e ardhshme të takohem me secilin grup në Kuvendin e Kosovës, sepse kjo ka shumë rëndësi për në”. /Insajderi.com