Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhet e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se pavarësisht që është nisur të punohet nga viti 2012 për Ligjin për Transplantim të Organeve, Kosova ende nuk e ka një ligj të tillë, njofton Insajderi
Ai në Info Magazinë është shprehur se “në Raportin e Progresit të 2020 ka qenë një nga kritikat mungesa e Ligjit për Transplantim të Organeve”.
Tutje Haxhiu ka kujtuar se në lexim të parë pati kaluar ligji, por në kohën kur ka shkuar në komision – është punuar dhe draftuar – janë bërë amendamentet, dhe në fazën finale ish-ministri Ferid Agani e ka tërhequr ligjin me presionin e EULEX.
Në fund ai shtuar se Kosovë është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ligj për transplantim të organeve.
Sipas tij në Kosovë tash bëhet transplantim i flokëve, por jo i organeve vitale./Insajderi.com