Haxhiu: KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi

Haxhiu: KQZ dhe PZAP kanë kaluar çdo kufi

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kanë kaluar çdo kufi lidhur me votat e mërgatës, njofton Insajderi.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se me “mijëra bashkatdhetarë nuk janë përfshirë në listën e votimit jashtë vendit ndërsa PZAP tallet dhe kërkon që ankesat pranohet vetëm me postë dhe jo me email!”.

Tutje Haxhiu ka thënë se kjo padrejtësi duhet të marrë fund.

“Kjo tallje, kjo padrejtësi e ky absurd duhet të marrë fund. Gjyqtarët e kanë për obligim të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhe jo t’i shërbejnë atyre që do të ndëshkohen me votën qytetare me 14 Shkurt!”./Insajderi.com