Haxhiu: Ku po fshiheni

Haxhiu: Ku po fshiheni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me ngjarjet që janë duke ndodhur sot në Kosovën Veriore, ku Lista Serbe është duke kërkuar që ta formojë vetë asociacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se heshtja e institucioneve tona lidhur me këto veprime është e papranueshme.

Ndër tjerash ajo ka shtuar “ku po fshiheni”.

“Heshtja e institucioneve e me theks të veçantë e kryeministrit Haradinaj karshi veprimeve të rrezikshme të Beogradit për bosnjëzimin e Kosovës është e papranueshme! Ku po fshiheni?”, ka shkruar deputetja Haxiu.

Deputetët e Listës Serbe janë larguar nga Qeveria dhe janë duke kërkuar që të formojnë Asociacionin teksa sot kanë mbajtur një mbledhje në Mitrovicë të Veriut. /Insajderi.com