VV Kërkon rikthimin

Haxhiu: Kur do ndalen pazaret qe kësaj qeverie me Serbinë?

“Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”.

Haxhiu: Kur do ndalen pazaret qe kësaj qeverie me Serbinë?

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar një status me gjuhë të ashpër në llogarinë e saj në Facebook.

Haxhiu prapë e ka quajtur qeverinë e Avdullah Hotit si qeveri ilegale që bën pazare me Serbinë.

“Qeveria ilegale dhe pa mbështetje popullore, po e konsideron Kosovën si vend në të cilin Serbia ka hise”, ka shkruar Haxhiu.

Revolta e ish-ministres vjen nga lajmi se zgjedhjet e Serbisë do të lejohen të mbahen edhe në Kosovë.

“Lejimi i organizimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë është dorëzimi dhe gjunjëzimi i radhës karshi Serbisë. Serbia po vazhdon cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial. Ky është agresion. Pazaret e kësaj Qeverie me Serbinë, kushedi se kur do të ndalen”.

Ndërsa, edhe një herë tjetër, ka lavdëruar qeverinë në të cilën vet ishte pjesë, duke e cilësuar se ajo ishte në një tjetër stad moral.

“Qeveria Kurti, ia ktheu dinjitetin vendit prandaj ajo qeverisje duhet të kthehet. Angazhimi dhe përbashkimi kundër kësaj Qeverie është i domosdoshëm”./Insajderi.com