Haxhiu – Kurtit: Kryeministër mbaje distancën

Haxhiu – Kurtit: Kryeministër mbaje distancën

Pas tollovisë së krijuar para Qendrës së Vaksinimit, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, iu është drejtuar Albin Kurtit me “mbaje distancën”.

U detyrua Policia të ndërhynte për ta pasur gjendjen nën kontroll, njofton Insajderi.

Sipas Bekim Haxhiut, një situatë e tillë është “dështim i Qeverisë”.

“Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim.#Mbaje distancën Albin”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Insajderi.com