Haxhiu – Kurtit: Të paska “rreshkë” dielli i Greqisë pak

Haxhiu – Kurtit: Të paska “rreshkë” dielli i Greqisë pak

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, derisa ironizoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për udhëtimet e këtij të fundit në Greqi dhe në Francë, i tha “të paska rreshkë dielli pak”.

Kështu u shpreh ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Kosovën për vitin 2021.

“I nderuar kryeminsitër, faleminderit që sot je këtu për të prezentuar dhe për të debatuar mbi Buxhetin e Republikës së Kosovës, sepse në seancën e fundit nuk ishe, ishe pak i zënë me disa udhëtime nëpër Greqi, Francë e vende të tjera.

“Dielli të paska ‘rreshkë’ pak ndoshta pse në Greqi është pak më i fortë, mirëpo për shkak te situatës në të cilën po kalojmë si vend, dua të të kursej sot”, tha ai në fjalën hyrëse të tij.

Ai më tej i kërkoi Kurtit që të jetë prezent në seancën e së hënës ku do të flitet për 100 ditëshin e Qeverisë, duke i thënë se do të ketë një përballje stubstanciale të Qeverisë me opozitën. /Insajderi.com