Haxhiu: Me LDK-në mbetet që të shihemi sërish

Haxhiu: Me LDK-në mbetet që të shihemi sërish

Anëtarja e Kryesisë së LVV, Albulena Haxhiu ka folur rreth takimit të sotëm mes VV e LDK.

Ajo u shpreh se “takimi ka përfunduar pa marrëveshje, ndërsa u ra dakord që të vijohet me negociatat”.

Në prononcimin e saj për abcnews, ajo tha:

”Siç e dini ka patur një takim mes LVV-LDK por ende nuk ka një marrëveshje për tu njoftuar në publik. Në këto kushte, mbetet që të shihemi sërish”, tha ajo.

Takimi nisi sot pasdite në Kuvend rreth 16:30 dhe përfundoi rreth orës 19:00.

Kjo është java e fundit që ka në dispozicion Albin Kurti për të krijuar qeverinë e re në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare.