Haxhiu: Ndër kriteret e Srategjisë për Sundimin e Ligjit janë reformat brenda sistemit prokurorial

Haxhiu: Ndër kriteret e Srategjisë për Sundimin e Ligjit janë reformat brenda sistemit prokurorial

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ndër kriteret e Strategjisë për Sundimin e Ligjit janë edhe reformat brenda sistemit prokurorial, njofton Insajderi.com.

Gjatë diskutimit të Grupit Punues për ligjet e sistemit prokurorial temë kryesore ishte plotësim-ndryshimi dhe finalizimi i ligjeve për Këshillin Prokurorial të Kosovës, për Prokurorinë Speciale, dhe Ligjin për Prokurorin e Shtetit.

Ministrja e Drejtësisë në takim me anëtarët e Grupit Punues për ligjet e sistemit prokurorial.

Sipas Haxhiut, kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit Prokurorial, përbërja e Këshillit Prokurorial, përfshirë heqjen Kryeprokurorit nga Këshilli Prokurorial janë disa ngatemat që duhet trajtuar nga grupi punues.

“Ndër obligimet dhe rekomandimet të cilat dalin nga Strategjia, janë edhe reformat brenda sistemit prokurorial. Kriteret për të qenë anëtarë të Këshillit Prokurorial, përbërja e Këshillit Prokurorial, përfshirë heqjen e Kryeprokurorit nga Këshilli Prokurorial, rekrutimin dhe emërimin e prokurorëve bazuar në parimet e objektivitetit dhe konkurrencës si dhe rekomandime të tjera të cilat duhet të trajtohen nga ky grup punues” tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu është shprehur se mungesa e besimit në systemin e drejtësisë, mungesës së llogaridhënies, ndikimi politik me mungesa e rezultateve kualitative duhet të ndryshojë./Insajderi.com