Haxhiu: Në programin qeverisës është përfshirë edhe trajtimi i dhunës në familje

Haxhiu: Në programin qeverisës është përfshirë edhe trajtimi i dhunës në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, konfirmoi se në mbledhjen e sotme Qeveria do të miratojë planin e punës, të cilin tha se është përfshirë edhe trajtimi i dhunës në familje, njofton Insajderi.

Kjo çështje, sipas saj, është ndër prioritetet e Qeverisë Kurti.

Këto deklarata ajo i bëri të premten para mediave, me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit, me ç’rast është takuar me mbrojtësit e viktimave.

“Siç jeni në dijeni Qeveria Kurti ka prioritet adresimin e dhunës në familje dhe për këtë është angazhuar MD-ja. Ne kemi planifikuar disa vizita me qëllim të sensibilizimit për arsye që rastet e dhunës  në familje po rriten në vazhdimësi, gjatë kësaj kohe që e kemi në vijim do të angazhoheni për adresimin e dhunës në familje. Për neve mbetet shqetësues dhe sot planifikojmë ta aprovojmë programin qeverisës dhe është i përfshirë në programin e MD-së. Dhuna në familje nuk është private prandaj edhe duhet një bashkërendim institucional për adresim”, theksoi Haxhiu.

Ndërsa, menaxher i Zyrës për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave, Basri Kastrati, tha se të gjitha rastet do të trajtohen pa u neglizhuar.

“Kjo tregon përkushtimin dhe ne si Zyre që nga fillimi ofrojmë shërbime për këtë kategori, por me vëmendje të posaçme. Ato çka i adresuam do të jenë prioritet dhe do të trajtohen pa neglizhencë dhe hezitim”.

Ministrja Haxhiu më pas do të vizitojë  Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve si dhe do të takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës./Insajderi.com