Menaxhimi i Covid-19

Haxhiu: Nuk bëhet eksperiment me jetën e qytetarëve

Albulena Haxhiu thotë se heqja e kufizimeve të masave kundër Covid -19, nuk janë masa te menduara për jetën e qytetarëve por janë veprime inati kundër ish Qeverisë Kurti.

Haxhiu: Nuk bëhet eksperiment me jetën e qytetarëve

Ish ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me masat e reja nga Qeveria Hoti  për menaxhimin e situatës me Covid-19, thotë që janë masa të cilat nuk i shërbejnë qytetarëve, por po bëhen më shumë për t’u dukur ndryshe nga qeveria paraprake e cila ka qenë e udhëhequr nga kryeministri Kurti.

“Në këtë mënyrë po rrezikohet jeta e qytetarëve duke i hequr të gjitha kufizimet, dhe askush nuk ka të drejtë të eksperimentojë me jetën e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Albulena Haxhiu në emisionin DPT në Televizionin T7.

Lehtësimi i masave, duke hequr të gjitha kufizimet e lëvizjes së qytetarëve i ka bërë Qeveria Hoti, duke e hequr kështu edhe masën e fundit e cila është marrë nga qeveria paraprake e Albin Kurtit. /Insajderi.com