Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, deklaroi se nuk ka pasur “përleshje fizike”, me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj.
Ai për Gazetën Online Insajderi.com, tha se, Ukaj, “ka qenë i nervozuar për një moment dhe ka kërkuar që ta nënshkruajë mocionin e thirrjes së seancës për shkarkimin e Qeverisë Hoti”.
“Nuk kam pasur asnjë përleshje fizike e as verbale me deputetin e LDK-së, ai kërkoi ta nënshkruajë mocionin, por LVV nuk ia ka ofruar atë”.
Deputeti i PDK-së, shprehi habinë e tij sesi Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ofroi mundësinë deputetit ta nënshkruajë mocionin të cilin vet e ka iniciuar. /Insajderi.com