Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Haxhiu: Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se ndër zotimet e para që kanë bërë para zgjedhjeve, ka qenë angazhimi maksimal kundër krimit të organizuar e korrupsionit, njofton Insajderi.

Haxhiu tha se për këtë dhe për zotimet tjera kanë marrë mbështetje të madhe qytetare, prandaj sipas saj, “do të punojmë shumë për t’i jetësuar zotimet tona”.

“Disa nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që po e kundërshtojnë konceptin dhe projektligjin për konfiskimim e pasurisë së paligjshme, i ftoj për pjesëmarrje në grupet punuese në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.”

“Ne do të bashkëpunojmë me secilin që ka qëllime të mira. Paraja e pasuria e keqpërdorur duhet të konfiskohet. Ajo është e qytetarëve dhe jo individëve të cilët kanë menduar që s’do të ndjeken kurrë për veprimet korruptive”, shkroi ajo./Insajderi.com