“PDK nuk e ka shqyrtuar hyrjen në Qeveri”, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Ai në një intervistë në Klan Kosova tha se PDK është përcaktuar si opozitë më 6 tetor, njofotn Insajderi.
“Të gjitha i kanë shlyer vijat e kuqe sepse po e shohin se s’kanë aftësi për të qeverisur. E kemi përcaktuar në mbrëmjen e 6 tetorit dhe kemi vendosur që të rrimë në opozitë dhe të shohim se çfarë mund të bëjnë këto parti që u thirrshin në koalicionin e shpresës”.
Ai tha se “PDK nuk e ka shqyrtuar çështjen e hyrjes në Qeveri. Kemi parë kryetarin e LDK-së që po rezervon poste për ne pa na pyetur neve. Po ka më shumë shtytje prej mediave dhe qytetarëve që PDK të jetë pjesë e Qeverisë sepse po e shohin se nuk ka vendimmarrje pa PDK-në në Qeveri”.
“Deri më tani qëndrimi i PDK-së është që të jemi parti opozitare. Mendoj se tërheqja e kësaj qeverie do të ishte e mirë për qytetarët. VV e di që vetëm me PDK dhe VV nuk bëhen votat për ta rrëzuar Qeverinë Hoti”, përfundoi deputeti PDK-së. /Insajderi.com