Haxhiu për pagesën 10 euro në ditë të propozuar nga Kurti: Ky është mashtrimi i radhës

Haxhiu për pagesën 10 euro në ditë të propozuar nga Kurti: Ky është mashtrimi i radhës

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka komentuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti 2 i cili u prezantua sot në Kuvend, njofton Insajderi.

Haxhiu i ftuar në emisionin DPT të Fidani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti i cili në seancën e Kuvendit është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë në ditë.

Ai lidhur më këtë gjë ka thënë se Kurti në fushatë kishte premtuar pagë 600 euro, ndërsa ditë më parë tha se rroga minimale do të jetë 250 euro dhe ky ishte një mashtrim i radhës pasi që sot Kurti deklaroi se punëtorët do të paguhen 10 euro në ditë që i bie pagë mujore 200 euro.

“Për pagën minimale është premtuar 600 euro, ditë më parë e ka premtuar 250, sot tha 10 euro në ditë. I bie që paga mujore 200 euro, po flasim prapë për një mashtrim”.

Më pas deputeti i PDK-së ai ka komentuar edhe planin për çiftet e reja që të paguhet qera për banesë deri në 150 euro.

“Është interesante që e ka zgjuar kureshtjen e njerëzve me një variant të financimit që e ofrojnë edhe bankat. Në vend se me i ofru rinisë punësim. Është prapë një mashtrim”, tha Haxhiu.

Ai në fund ka thënë se qeveria me këtë plan e rrezikon stabilitetin financiar./Insajderi.com