Haxhiu: Po të kishte prokurori të pavarur, Arben Vitia do të duhej të arrestohej

Haxhiu: Po të kishte prokurori të pavarur, Arben Vitia do të duhej të arrestohej

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë “po të ishte e pavarur prokuroria, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë”.

Këto komente Haxhiu i bëri, pas disa media “kanë raportuar se “mbi 130 mijë vaksina AstraZeneca ua ka skaduar afati”.

Bëhet fjalë për një donacion nga shteti i Norvegjisë, për të cilën Ministria e Shëndetësisë ka siguruar në validitetin e tyre.

Por, kështu nuk po mendon deputeti opozitar, Bekim Haxhiu i cili edhe më parë kishte kritikuar pranimin e këtyre vaksinave.

“Vaksinat AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia kanë mbetur në stok sepse Arben Vitia ka shkelur ligjin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai shtoi se këto vaksina duhet të asgjësohen bashkë me testet e pranuara nga Serbia.

“Ne sot veç po lutemi për shëndetin e qytetarëve, e vetëdijen e tyre të kenë kujdes, se sa për këtë Qeveri na mori pusi si popull”, përfundoi Haxhiu.

82 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 72 orëve të fundit në Kosovë.

Kjo ka bërë që në fuqi të hynë masa rigoroze anti-COVID.

Duke përfshirë obligueshmëri e vendosjes së maskave, kufizim i orarit të gastronomisë e orë policore.

Mbi 4 mijë gjoba janë shpërndarë vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit në vend, për mosrespektim të masave anti-COVID. /Insajderi.com