Haxhiu pranon detyrën e ministres së Drejtësisë nga Selimi

Haxhiu pranon detyrën e ministres së Drejtësisë nga Selimi

Procesi i pranim-dorëzimit të detyrave zyrtare midis ministrave të qeverisë së kaluar dhe asaj të re po vazhdon, njofton Insajderi.

Ky obligim u krye edhe nga ministri  i deritanishëm i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili këtë detyrë ia dorëzoi ministres së re, Albulena Haxhiut.

Pas kësaj procedure Selimi me anë të një postimi në Facebook, përmendi punët që kanë arritur të përfundohen derisa ishte në krye të këtij mandati.

Ndërkaq, ministres së re I uroi punë të mbarë, duke besuar bindshëm se Haxhiu do të jetë krah i fuqishëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

“Ministres Haxhiu i dëshiroj punë të mbarë dhe suksese në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Si juriste dhe kryetare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës për shumë mandate jam i bindur se ministrja Haxhiu do të jetë krah i fuqishëm për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai. /Insajderi.com