Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është proceduar në Qeveri, koncept-dokumenti për Vettingun, njofton Shqip.com.
Në një konferencë për media, Haxhiu tha se ky koncept-dokument do të votohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, teksa shtoi se për këtë çështje është bërë një punë intensive.
“Sot pas një punë të jashtëzakonshme e kemi drejtuar për Qeveri dhe do të votohet në mbledhjen e radhës së Qeverisë. Sistemi i Vettingut përballet me probleme të shumta. Krahas sfidave shkaktar i këtyre ngecjeve është integriteti i mangët. Falënderoj juristë në përbërje të Vettingut. Koncept- dokumenti është komentuar edhe nga ekspertë ndërkombëtarë. Është punuar që të garantohet proces i drejtë. Dokumenti përmban pesë opsione dhe fokusi i është kushtuar praktikave të mira”, dkelaroi ajo.
Sipas saj, ky proces nuk është duke u bërë ndaj ndonjë individi por që është i domosdoshëm për sistemin gjyqësor.
“Zotimi ynë për shtetin e së drejtës do të jetësohet. Ky proces nuk po bëhet kundër një emri të përveshëm por i domosdoshëm. Kosova do të jetë shtet i së drejtës. Vettingu është kërkesë shoqërore”, tha ajo.