Haxhiu propozon masa të reja ndëshkuese për fajtorët e dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje

Haxhiu propozon masa të reja ndëshkuese për fajtorët e dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu në mbledhjen e 100-të të Qeverisë së Kosovës ka propozuar ndryshimin e kodit penal për masat ndëshkuese të fajtorëve për veprat penale “Dhunim”, “Sulm Seksual” dhe “Dhunë në Familje”.

Haxhiu tha se ky propozim ka ardhur pasi që masat ndëshkuese sipas legjislacioneve në fuqi nuk janë të mjaftueshme.

Dënimet plotësuese për personat që kryejnë veprat penale të lartëcekura të propozuara nga Haxhiu janë si në vijmë:

Ndalimin e të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga 3-10 vjetë personi që shpallët fajtorë për veprën penale të dhunimit dhe dhunës në familje.

Ndalimin e punësimit në sektorin publik në të gjitha nivelet, personit të cilit shpallet fajtorë për veprën penale të dhunimit.

Ndalimin e të drejtës për përfitimin e patentë shoferit dhe të drejtën në drejtimin e automjetit në çdo lloj të kategorisë nga 1-5 vjet personit që është shpallur fajtorë për veprën penale të dhunimit.

Ndalimi i blerjes në ankande të shitjes së pronave publike e aseteve publike apo licencave që jepen nga ndonjë autoritet publik në çfarë do shërbimi në 3-10 vjet.

Ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe çdo formë tjetër e përfitimit nga privilegji që i jepen nga legjislacioni në fuqi nga 3-10 vjet.

Në rastet kur kemi të bëjmë me veprën penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje, kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen .

Ndërsa, sipas Haxhit është paraparë edhe një vepër penale për të cilën duhet të ndryshohen masat ndëshkuese ndaj fajtorëve.

“Është paraparë edhe një vepër e re sipas të cilës do të ndëshkohen penalisht kushdo që më qëllim të frikësimit ose të detyrimit për të vepruar kundër vullnetit të tyre me dashje ushtojnë dhunë fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike në formë të drejtpërdrejtë apo indirekte ndaj grave që ushtrojnë funksione publike ose kandidate për ushtrimin e funksioneve publike. Parashihet që dënimi për këtë vepër të jetë 6 muaj deri në 3 vjet ndërsa, vepra penale që kryhet në formë të organizuar, cilësohet si rrethanë renduese”, tha haxhiu.

Tutje, Haxhiu propozoi që gjykata të urdhëroj  publikimin e aktgjykimit për personin që është shpallur fajtorë për veprën penale “Dhunim”, “Sulmit Seksual” dhe “Dhunës në Familje”.

Ndërsa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës propozohet të mbajë regjistrin i cili do të jetë publik me emër dhe mbiemër të personave të cilët shpallën fajtorë për këto vepra penale.