Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas arrestimi të një zyrtari policor në Gjilan, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur, njofton Insajderi.
Haxhiu është shprehur se zyrtari i Policisë së Kosovës duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime.
Ajo ka ftuar organet kompetente që menjëherë të ndërmarrin hapat e nevojshëm “dhe nëse këto dyshime vërtetohen, persona të tillë jo vetëm të largohen nga uniforma, por të marrin edhe dënimin e merituar”.
“Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen. Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook./Insajderi.com
Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i…
Posted by Albulena Haxhiu on Wednesday, April 21, 2021