
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.
Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi – janë të shkarkuar tashmë.
Ata ishin emëruar në këto pozita gjatë kohës sa ministër ishte Selim Selimi Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të ministrisë. /Insajderi.com