Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga divizioni për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale

Haxhiu shkarkon tre zyrtarë nga divizioni për mbrojtje juridike në Gjykatën Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar tre zyrtarë nga Divizioni për Mbrojtje Juridike në Gjykatën Speciale.

Astrit Gjocaj, Sami Bunjaku dhe Dhurata Salihi – janë të shkarkuar tashmë.

Ata ishin emëruar në këto pozita gjatë kohës sa ministër ishte Selim Selimi Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në arsyetim thuhet se vendimet për emërimet e tyre janë bërë në kundërshtim me rregulloret e organizimit të brendshëm të ministrisë. /Insajderi.com