Haxhiu takohet me ambasadoren e Suedisë në Kosovë

Haxhiu takohet me ambasadoren e Suedisë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmack Ahliny dhe zyrtarin politik, Olle Ingvarsson.

Aty u bisedua për sundimin e ligjit në Kosovë, njofton Insajderi.

“Në anën tjetër ambasadorja Karin Hernmack Ahliny vuri theksin te respektimi i të drejtave të njeriut, dhe njoftoi Ministren e Drejtësisë Haxhiu lidhur me kontributin e Suedisë në fusha të ndryshme, në veçanti në sundimin e ligjit”, thuhet në komunikatë.

Kosova dhe Suedia shprehën vullnet për bashkëpunim me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit. /Insajderi.com