Haxhiu takohet me ekspertë të projektit të Bashkimit Evropian për drejtësinë

Haxhiu takohet me ekspertë të projektit të Bashkimit Evropian për drejtësinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me ekspertë të angazhuar nga projekti i Bashkimit Evropian për sektorin e drejtësisë.

Ajo ka shpalosur disa prej prioriteteve të kësaj ministrie, si reforma e vettingut, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, dhe fuqizimi i kapaciteteve për mbrojtjen nga dhuna në familje.

Ndërsa, ekspertët e projektit shpalosën përvojat në reformë të drejtësisë në shtetet evropiane dhe përshkruan planin e aktiviteteve të paraparë me planin e punës të projektit, i cili në masë të konsiderueshme prek prioritetet e paraqitura nga ministrja Haxhiu.

Gjithashtu, ekspertët treguan përkushtim të plotë dhe angazhim maksimal në kuptim të mbështetjes së prioriteteve të Ministrisë së Drejtësisë dhe implementim të plotë të agjendës së paraparë ligjore e reformave institucionale. /Insajderi.com