Programi i Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, pritet të aprovohet të premten, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ftuar në një debat nga Lëvizja “Fol”.
Ajo ka bërë të ditur se programi pastaj pritet të shkojë në Kuvend.
Çështja tjetër për të cilën Haxhiu ka folur gjatë këtij diskutimi, duke thënë se është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, është ajo e vettingut.
Sipas saj, vettingu është prioritet mbi prioritete për shkak të humbjes së besimit dhe nevojës për kthimin e besimit të qytetarëve në instituticionet e drejtësisë.
“Do të ketë sfida, por tashmë është kërkesë shoqërore dhe nuk ka dilemë nëse do të ketë vetting në sistemin e drejtësisë”./Insajderi.com