Haxhiu i thotë Kurtit se reciprocitetin me Serbinë ta nisë nga deputetët e vet

Haxhiu i thotë Kurtit se reciprocitetin me Serbinë ta nisë nga deputetët e vet

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të diskutuar rreth arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sjellë edhe situata të konflikteve verbale, duke dalë nga tema.

Kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli në foltore për të fol rreth rastit të arrestimit të Haradinajt, akuzoi deputetë të caktuar për të cilët tha se në vitin 2011 kishin votuar kundër reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë.

“Kur ne në vitin 2011 propozuar reciprocitet me Serbinë, ishin këta deputetë që votuan kundër kësaj mase”, ka Kurti, të cilit disa herë iu zgjatë mundësia e fjalimit.

“Gabimet e mëdha vijnë nga gabimet në hapa të vegjël”, shtoi Kurti.

Por ky adresim i Kurtit preku deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ai doli në foltore duke ia dhënë një mesazh deputetit Kurti.

Haxhiu, duke iu referuar fjalimit të Kurtit për reciprocitetin ndaj Serbisë, tha se kjo çështje do të duhej të niste nga familja.

Ai i tha Kurtit se janë familjarët e tij që vazhdojnë të bëjnë biznes me Serbinë.

“I ke bashkëpartiakët e t’u që bashkëpunojnë më Serbinë. Mixhallarët dhe të afërmit e deputetëve tu tregtojnë me Serbinë. Nisja reciprocitetit nga deputet e tu”, ka thënë Haxhiu.

Pasoi replika e deputetit Kurti. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka shumë anëtarë dhe se nuk ua dinë punët.

Gjithashtu, Kurti u përgjigj duke e pyetur deputetin Bekim Haxhiu se pse kishte votuar kundër reciprocitetit me Serbinë në vitin 2011.

“VV ka me mijëra anëtarë. Unë nuk di krejt çka bëjnë ata. Ky është banalizimi i krejt kësaj. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dhënë shembullin e vet. Pyetja ime është e thjesht: pse keni votuar kundër reciprocitetit?”, pyeti Kurti.

Haxhiu më pas nuk e mori fjalën për t’u përgjigjur për pretendimet e Kurtit./Insajderi.com