Haxhiu akuzat e PDK-së i quan të lodhëta sa për ta maskuar humbjen

Haxhiu akuzat e PDK-së i quan të lodhëta sa për ta maskuar humbjen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke folur për akuzat nga Partia Demokratike të Kosovës drejtuar VV-së për sulme fizike, ka thënë se ky është vetëm një trillim për të të maskuar rënien e dukshme të partisë.

Ajo ka thënë se akuzat janë vetëm trillime dhe dëshmi për panikun pas humbjes së pushtetit.

Kam menduar që PDK do ta përjetojë pak më lehtë humbjen e pushtetit, por paskam gabuar fort e keq. Shpifjet e të dielave për Komunën e Prishtinës, akuzat për sulme fizike, trillime të llojllojta e çka jo tjetër, janë dëshmi e qartë se janë në panik për shkak të humbjes së pushtetit”.

“Duke e ditur se pushteti për ta është para dhe kontroll e keqpërdorim i plotë i secilit institucion e agjension, humbja e tij, po e venit këtë parti. Dalëngadalë, por me hapa të sigurt”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tej ajo e ka quajtur se zhurma e krijuar për këtë rast është duke shkaktuar ndotje akustike e ngarkuar nga kryetari i kësaj partie.

“E gjithë zhurma e poterexhive të ngarkuar nga Kadri Veseli për të shkaktuar ndotje akustike, s’është asgjë tjetër, përveç se tentim i lodhët për ta maskuar rënien e dukshme të kësaj partie. Megjithatë, gjendja e PDK-së është e rëndë. Jo që nuk mund të ia fshehin këtë gjendje, por nuk ka kush që e shpëton”, ka shkruar Haxhiu.