Haxhiu thotë se iu duhen edhe nëntë nënshkrime për ta shkarkuar Qeverinë Hoti

Haxhiu thotë se iu duhen edhe nëntë nënshkrime për ta shkarkuar Qeverinë Hoti

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe ish-ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nevojiten edhe nëntë nënshkrime për procedim të moscionit të mosbesimit, por nuk është e sigurt nëse këtë do ta përkrahë edhe partia tjetër opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, njofton Insajderit.

Haxhiu kështu njoftoi në një konferencë për media nga LVV, ku është folur edhe për marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë.

“Në momentin kur kemi nisur mocionin, po të njëjtën ditë iu kemi dërguar shkresë partive për përkrahjen e këtij mocioni. Ka pasur komunikime ndërmjet shefit të grupit parlamentar të VV-së dhe PDK-së, por ende nuk kanë konfirmuar nëse do ta përkrahin mocionin”, tha Haxhiu.

Kjo parti konsideron se Avdullah Hoti nënshkroi një marrëveshje të dëmshme për Kosovën dhe se ai duhet të shkarkohet.

Deputetja Albulena Haxhiu theksoi se është bërë shkelje kushtetuese me nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike me Serbinë, më saktësisht pikën 7 kur flitet për Ujmanin.

“Në pikën 15 të marrëveshjes theksohet moratoriumin 1-vjeçar. Hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës, kështu pezullohet aftësia për të qenë pjesë e familjes së organizatave ndërkombëtare. Kjo do të ketë pasoja të mëdha. Do të ketë pasoja të pariparueshme në raport me aplikim në organizata. Pasqyra e subjektivitetit dhe seriozitetit do të dëmtohet. Jo pa shkak anëtarësimi është përmendur edhe në pikën 9 të pavarësisë së Kosovës. Shkel Kushtetutën dhe deklaratën e pavarësisë”, ka shtuar ajo. /Insajderi.com