Haxhiu thumbon LDK-në pasi lirimit nga burgu: Nuk ju bien njeri në fije

Haxhiu thumbon LDK-në pasi lirimit nga burgu: Nuk ju bien njeri në fije

Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Gjykatës Supreme për të anuluar vendimin e PZAP-së, për rinumërimin e votave në Prizren dhe Prishtinë.

Haxhiu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se menjëherë pas daljes nga burgu në Lipjan ka marrë lajmin e mirë nga Gjykata Supreme.

“Lajmi më i mirë që pranova posa dola tek dyert e burgut te Lipjanit ishte vendimi i Gjykatës Supreme që Prishtina e Prizreni të mos shkojnë në rinumërim. E kemi thënë se vullnetin e popullit do ta mbrojmë me çdo kusht. Nesër me vigjilencë e përkushtim vazhdojmë në mbrojtjen e votave me kusht, për Prishtinën e Prizrenin me zemër”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo më tej ka thumbuar LDK-në duke i kërkuar të pranoj vendimin e gjykatës.

“Nuk e kuptoj pse LDK nuk po e pranon ketë vendim, a kane thëne që janë institucionalista. Nuk ju bien njeri në fije….”, ka përfunduar Haxhiu.

Lajmi më i mirë që pranova posa dola tek dyert e burgut te Lipjanit ishte vendimi i Gjykates Supreme që Prishtina e…

Posted by Albulena Haxhiu on Saturday, 25 November 2017